“Shqiptarët për shqiptarët” emisioni social dhe human në News24 transmetuan të premten historinë e tre familjeve në Vorë, në zonën e Astirit në Tiranë dhe në Sauk. Historia e tyre është e përbashkët, fëmijët e mitur të tre familjeve kanë problem serioze me dëgjimin.

Mjeku deklaroi se tre fëmijët vuajnë nga i njëjti problem, humbje të dëgjimit dhe janë pothuajse në të njëjtën moshë dhe operacioni është i detyrueshëm që t’u jepet ajo që ata nuk e kanë sot.

Por Elvis Naçi tha lajmin e mirë për tre vogëlushët, shuma e lekëve, 72 mijë euro që nevojitet për operacionin e tre femijëve është realizuar.

“Shuma e lekeve per Rubinin, Endisin dhe Sokolin u realizua. Së shpejti presim të vijnë implantet kokleare dhe Mjeku Austriak të bëjë operacionin qe edhe keta fëmijë të degjojnë, të flasin si të gjithë ne. Kemi nevojë për lutjet tuaja dhe falenderoj të gjithë shqiptarët që na u bashkangjiten. Bashkë ia dolëm! Zoti para ne pas, Zoti ju shpërbleftë”, shkruan Naçi.

Elvis Naci Me Femijet
Elvis Naci Me Femijet

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb