Vetëm pak minuta më parë në emisionin ‘Shiptarët për Shqiptarët’, Elvis Naçi dha lajmin e mirë që 40 mijë eurot për foshnjen 15 ditëshe nga Libohova janë mbledhur.

Fëmija i parë i çiftit Meçani nga Libohova ka lindur më një plagë të madhe të hapur në shpinë, një sëmundje e rrallë kjo e cila prek foshnjat që në fetus duke lënë pasoja të parikuperueshme gjatë gjithë jetës. Sëmundja quhet “spina bifida aperta”.

Tanimë foshnja do të ketë mundësinë që të kryejë operacionin e nevojshëm në Gjermani.

Mjekët shpjegojnë se palca kurrizore e Elias nuk është e mbrojtur, pasi ajo del nga kanali i shtyllës kurrizore duke sjellë kështu dëmtime të nervave që kontrollojnë lëvizjet e gjymtyrëve dhe funksione të tjera jetësore. Elias rrezikon mos të eci kurrë nëse nuk operohet.

Kur palca kurrizore e saj është e hapur dhe e dëmtuar pra nuk është e mbrojtur nga kockat dhe del jashtë në formën e një qeseje të butë në shpinë.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb