Kryeministri Edi Rama tregoi nga Durrësi, në një intervistë për gazetarin e “Neës24”, Sokol Balla, i cili po e zhvillon emisionin e sotëm “Real Story” pas rrënojave të tërmetit, se si do t’i menaxhojë fondet e dhuruara për familjet e prekura nga katastrofa natyrore.

Rama tha se një pjesë do të menaxhohen nga një grup i ngritur nga qeveria me në krye Arben Ahmetajn, një pjesë nga Elvis Naçi dhe një pjesë tjetër nga Arbër Hajdari.

“Ne kemi vendosur të krijojnë një ekip, që do të ndërtohet nga Arben Ahmetaj. Isha sot me Elvis Naçin, nesër do jem me Arbër Hajdarin, ku kemi prej disa muajsh që po bëjmë së bashku një PPP për njerëzit në nevojë. Është ndërtuar një qendër fantastike për mbledhjen e ndihmave. Fondet e mbledhura nga kontributet dhe fondet e buxhetit duhen administruar së bashku, të jenë të garantuar nga gjithë njerëzit.

Do harmonizohen të gjitha veprimet, Elvisi ka vendosur të përqendrohet në një pikë të nxehtë në Thumanë, Arbri në një pikë tjetër, ne po ashtu. Qeveria do të ketë këtë komunitet që do merret me ndërtimin. Jemi në një moment ku kemi nevojë. Këtu sapo ka mbaruar një luftë, ndaj duhet një mikroplan marshall me kontribute nga e gjithë bota. Do bëj çmos për të mbledhur kontribute, do bëj komunikim me të gjithë ata që kam krijuar besim.

E parë nga sipër është si gjendje lufte inteligjente … duhet dhe një investigim pse janë shkatërruar vetëm pak ndërtesa dhe tjerat janë në këmbë..
Tërmetet nuk parashikohen, kush pretendon se i parashikon i përket botës së magjive. Tërmetet janë forca që nuk mund të pengon, apo të përballen. Njerëzit tanë kanë bërë heroizëm, pse duhet t’i ulim. Këta janë të shkëlqyer.

Por ne nuk mund të krahasojmë ushtrinë shqiptare me atë franceze. Këta kanë bërë operacione më të rrezikshme. Këtu tërmetit i është bërë hyzmeti njëlloj si në Francë, Greqi, Rumani, Zvicër. Pra, jemi në kushtet ku nuk kemi çfarë të diskutojmë. Do ishte shumë më dramatike, nëse nuk do të kishim gati qendrën e urgjencës kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb