Teologu mjaft i njohur Elvis Naçi, por edhe personalitete të tjera në emisionin “Real Story” në “News 24” janë mbledhur së bashku dhe po mbledhin sa më shumë ndihma nga ana e qytetarëve, këtë herë të Kosovës.

Elvis Naçi tha se shqiptarët e Kosovës ishin ata që kanë reaguar të parët, pasi të gjithë pamë ushtrinë e Kosovës që shkoi e para në Durrës. Ai shtoi se kjo dëshmon se shqiptarët në Kosovë nuk e kanë harruar ndihmën gjatë kohës të luftës së Kosovës.

Fondacioni Firdeus është hapur edhe në Zvicër. Atje nëse shqiptarët kontribuojnë, do të shkojnë në dobi të të gjithë të të prekurve nga tërmeti. Shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk e kanë harruar përkrahjen e shqiptarëve të Shqipërisë. Ju kishte mbetur si barrë në shpirt dhe e kthyen të mirën. Më kujtohet lufta e Kosovës, që ishte sigurisht më e rëndë, kishte shumë viktimë, por edhe kjo situatë është e rëndë. Unë shpresoj që së paku sonte të arrijmë të kemi fonde për Thumanën.”, tha Elvis Naçi.

Në emisionin që transmetohet drejtpërdrejtë në “News 24” janë vënë në dispozicion numra, ku shqiptarët mund të kontribuojnë për të prekurit e tërmetit që tronditi Shqipërinë.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb