Shumë shqiptarë në diasporë, edhe pse janë lindur dhe janë rritur në Zvicër dhe kanë përqafuar normat dhe vlerat e kësaj shoqërie, prapëseprapë ndihen në identitet shqiptar.

Për të treguar edhe më shumë identitetin e tyre, ata u mblodhën së bashku nga Elvis Naçi.

“Falenderime për të gjithë ju dhe për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë dhe ndodhen, flamurin shqiptar e kanë në shpirt dhe në zemër. Ne kemi marrë rrugën e shqiptarisë që lartësohet. Besa e shqiptarit është me famë në botë. Nderi besa dhe dashuria për kombin që keni është e madhe. Isa Boletini ka thënë ndihem mirë kur është Shqipëria dhe shqiptaria. Jam optimist i madh se në genin e tyre rrjedhim. Ai dha jetën për shqiptarinë, i dha shqiptarisë një simbol të madh, atë e ndoqi Adem Jashari. Këtu në Zvicër po rritet një rini e mrekullueshme, ata do të japin kontribute në veçanti për shqiptarinë. Asnjë ndryshim nuk po më duket. Falenderim për zvicerianët që krijuan kushte për ju. I falenderojmë për lejen që na dhanë për të zhvilluar këtë event sot. Sot shqiptaria do të eci me dinjitet dhe me humanizëm, duhet ta duam shumë njëri tjetrin. Duhet të bashkohemi në ditë të vështira. Lufta e Kosovës duhet të na japi një leksion të madh sot. Ne kemi hapur dyer në Shqipëri. Mbaroi lufta. Sot shqiptarët nga trojet shqiptare vijnë në Shqipëri për pushime. Ky flamur në Shqipëri kushton 100 lekë. Kur i thonë jam shqiptar i Kosovës i thonë kushton 200 lekë. Ai është një tradhtar. Dikush më tha se gjyshërit tanë vdiqën me sytë hapur se nuk mundën të vizitonin Shqipërinë. Kur shqiptari i Shqipërisë nuk i pret mirë ata kanë thyer ëndrrat e gjyshërve. Ishim një familje, na ndanë. Na vunë kufirin. Na i morën fëmijët dhe na i ndanë. Këto ëndrra që kanë mbetur mos ti thyejmë. Në kohë luftë ne hapim duar. Është koha e paqes, por edhe në kohë paqe ne nuk po bëjmë ato sakrifica si në kohën e luftës. Sot dëmin mos të na i bëjë shqiptari. Dëmin nuk e presim nga shqiptari tradhtar. Le të punojmë. E kam vdekje ky i Kosovës, i Maqedonisë…ndarje. Kjo është t’ia bësh dëmin shqiptarisë me duart tuaja. Këta njerëz nuk e çojnë përpara shqiptarinë. Kush shan shqiptarët nuk ecën përpara. Ecën përpara kush mbështet shqiptarët. Ndihmoni të varfërit. Ju do ta ngrini shqiptarinë tonë ”,- u tha Elvisi të pranishmëve.

Në një tjetër tur të jashtëzakonshëm, Elvis Naçi, Sidrit Bejleri, Fatma Naçi së bashku me aktorët Mirush Kabashi dhe Dritan Boçi mblodhën qindra bashkëkombës në Zvicër ku është një atmosferë, e cila ka qenë e paparë ndonjëherë, dhe për t’u mbajtur mend gjatë siç treguan fotografitë e postuara në rrjetin social facebook, nga shqiptarët që ishin pjesëmarrës në event.

Ashtu, siç tregon edhe kjo video e cila flet më shumë se 1000 fjalë na treguar me këtë rast se sa është rritur krenaria kombëtare tek shqiptarët e Zvicrës.

Sidrit Bejleri çoi zemrat e shqiptarëve peshë në Zvicër kur këndoi himnin kombëtar së bashku me 5000 shqiptarë në stadiumin gjigand Swiss Arena.

5000 flamuj u valëviten si kurrë më parë në stadium siç shikohen nga pamjet në video. Zemrat e shqiptarëve të cilët punojnë dhe jetojnë në Zvicër u ngritën “peshë” nga Elvis Naçi, i cili çoi tek ta një copëz Shqipërie.

Trevat shqiptare u bashkuan në një natë të mbushur me emocione dhe surpriza. “Ju keni punuar shumë edhe për kombin shqiptar. Ju keni mbështetur djalin tonë Elvis Nacin, ai u ka dhënë gëzim të varfërve” u tha aktori Mirush Kabashi.

Në Zyrih shqiptaret dine të falin ngrohtësi dhe bujari. Kjo atmosferë fantastike u transmetua në emisionin e së premtes.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb