Elvis Naçi i ka rikthyer shpresën Dajanës. Rreziku që i kanosej nga sëmundja ishte tepër i madh. Ndërhyrja sipas mjekëve duhet të bëhej me urgjencë, por vajza është e vogël për të kuptuar këtë rrezik. Një masë tumorale i është zhvilluar në shpinë por jo vetëm vajzës i është shtrembëruar shtylla kurrizore edhe nga skolioza. Operacioni thonë mjekët është tepër i komplikuar  dhe i vështirë. Gjyshërit kujdesen për mbesën por kjo nuk është e mjaftueshme pasi janë në moshë të thyer të dy. Një xhaxha që ajo ka, është i sëmure mendor, prindërit se kanë parë një dite të vetme vajzën.

https://www.youtube.com/watch?v=WV4fq-kWy80&feature=youtu.be

Brenda banesës gjyshja i thotë mësueses së Dajanës se shkolla nuk e mban vajzën brenda mureve me gjithë sëmundjen e rëndë. Kjo klasë e ka mbajtur këtë gjallë”. Në këtë moment hyn Elvis Naçi, një surprizë kjo për gjyshen dhe vajzën “Ja ky ishte” thotë gjyshja e habitur sapo e shikon Naçin në bisede e sipër.

“Ne mendonim se nuk kishim njeri, por ne kemi pasur botën” shton ajo. “Vajzën do ta shikosh në të ardhmen dhe nuk do ta besosh” e pamundur që Elvisi të mbaronte fjalinë pasi gjyshja nuk e mban dot lumturinë pas këtyre fjalëve.

Fjalë të ngrohta inkurajuese i thotë edhe Dajanës “Gjithë shqetësimet që ndjen tani nuk do ti kesh më” i thotë Elvisi vajzës.

Por Elvisi kishte shkuar me një mision te qartë. Ai mori vajzën me vete për në Tiranë për ta operuar. Familja e saj nuk e dinte se çfarë ishte përgatitur për ta. Me të dalë në rrugë, Elvisi dha lajmin se vajza do operohej madje shumë shpejt. Reagimi i gjyshes është i menjëhershëm. Nuk arrin dot ta besojë këtë që po i ndodh. Ka lot gëzimi. “Një doktor nga më të mirët që është do të operojë, do të bëhesh si një princeshë si gjithë shoqet e tua” i thotë Naçi.

 BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb