Elvis Rroshi ishte i ftuar në darkën e fundvitit të Partisë Socialistëve të Bashkisë Kavajë. Në disa foto të publikuara në Facebook nga faqja zyrtare e Bashkisë së Kavajës, Roshi flet me mikrofon para të ftuarve të mbrëmjes.

“Gëzuar Vitin e Ri, paqe paqe dashuri e harmoni paçi në familjet tuaja. Momente nga festa e fundvitit Partia Socialiste Kavajë. Bashkë do t’ia dalim!” shkruhet në postim.

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi, të cilit pak ditë më parë iu hoq mandati nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duket se e harroi këtë ‘shqetësim’ dhe shpërndau një mesazh urimi për shqiptarë në prag të ndërrimit të viteve. Në një status në “Facebook”, Rroshi uroi shqiptarët për një vit të mbarë me paqe e qetësi si dhe me mendime sa më pozitive.

“Faleminderit Zotit për çdo të mirë që ka sjelle për ju në 2016. Ju uroj një vit sa më të mbarë, me sa më shume paqe dhe qetësi në shpirtin tuaj.Të jetë një vit i begatë, të keni shëndet në familje ju dhe njerëzit tuaj më të dashur. Mendoni sa më shumë pozitivisht dhe dashamirësi më shumë në jetët tuaja dhe do t’ja dilni. Kalofshi gëzuar”, shkruan Rroshi.

Pas vendimit të dhënë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për heqjen e mandatit të Elvis Rroshit nga kreu i Bashkisë së Kavajës, kryeministri Rama firmosi menjëherë shkarkimin e tij.

(e.f / BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb