DELVINË

Elvisi udhëtoi në Delvinë në banesën  ku takoi Terezën dhe fëmijët e saj jetimë. Elvisi e quajti Terezën heroinë.

https://youtu.be/HWZKOrqAcg0

Biseda e Elvisit me Terezën:

Elvisi: Ne morëm informacionin që ti je rritur jetime dhe fëmijët po i rrit jetimë. Ti nuk je fajtore, je treguar heroinë. Ne kemi ardhur të bisedojmë. Do bëjmë gjera të mira.

Tereza: Faleminderit nga thellësia e zemrës. Fëmijët i kam rritur pa ndihmë, pa asnjë ndihmë kam rritur edhe motrën dhe vëllain tim. Kam punuar që e vogël.

https://www.youtube.com/watch?v=xpNnSfV4RRI&feature=youtu.be

Elvisi: Ke pasur shumë vështirësi, të kuptojmë. Do t’i ndihmojmë fëmijët, ata do rriten do i shërbejnë shoqërisë. Duhet të kujdesemi të gjithë si shoqëri sidomos për jetimët.

Tereza: Jam 28 vjeçe, lotët e mi janë bërë det.

Elvisi: Të jap fjalën e shqiptarit, lotët e trishtimin do t’i kthejmë në lot gëzimi.

Tereza: Dua vetëm një dhomë për fëmijët e mi. Dua që fëmijët e mi mos të rriten si unë me të tilla kushte. Shpresa vdes e fundit. Djali im ka një ëndërr do që të ketë një biçikletë.

Elvisi: Biçikletën për djalin e dhurojmë ne!

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb