Në finalen e madhe të emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” ishte ftuar moderatori i vogël që rrëmbeu shumë vëmendje gjatë emisioneve të kaluara. Ai ishte Riadi nga Kosova. 14-vjeçari ishte i ftuari special në studion e shqiptarëve. Për disa minuta ai zuri vend përkrah moderatores Ola Bruko ku i bëri një pyetje Fatmës, bashkëshortes së Elvis Naçit.

https://www.youtube.com/watch?v=QsO7v0nxjMg&feature=youtu.be

“A është e vështire të punosh me xhaxhi Elvisin, a mërzitet ai me ty kur nuk e bën mire punën?” e pyet Riadi Fatmën. Me sportivitet e ka pritur Fatma pyetjen që solli hilaritet tek të pranishmit.

“Xhaxhi Elvisi nuk mërzitet kollaj s’kam arritur dot ta mërzis edhe brenda punëve te shtëpisë dhe jo me jashtë saj, por ai te “vret” me fjale të mira qe edhe kur gabojmë te përmirësohemi qe ta bëjmë me mire” tha ajo. Elvis Naçi i kishte premtuar se shtëpia e Riadit do të rregullohej. Ashtu ndodhi. Në këtë klip shikohet banesa e re e djalit me kushte shumë të mira dhe të përshtatura enkas për të pasi djali ka nevoja të veçanta për të lëvizur me karrocë më rrota.
shtepia-e-riadit

riadi-me-shtepi-te-re

shqiptaret-per-shqitaret-riadi

shqiptaret-per-shqiptaret-riadi
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb