Elvis Naçi ka vizituar familjen me 7 anëtarë në Ferm-Çlirim të Fierit, e cila tronditi me historinë e saj shikuesit e emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”, të premten e kaluar. Kryefamiljari i papunë Gentiani, gërmonte nëpër kazanët e mbeturinave për të ushqyer fëmijët e mitur.

Elvis Naci
Elvis Naci

Në ndihmë të familjes angazhoheshin edhe fëmijët, të cilët pasi linin çantën e shkollës detyroheshin të mbanin thasë në krahë për të ndihmuar të atin që mbledh bidona për të siguruar ca qindarka.

Gjatë emisionit, e ëma Erjona, qante me dënesë kur rrëfeu pamundësinë për të ushqyer 5 fëmijët e saj të uritur. Elvis Naci së bashku me bashkëshorten e tij, Fatmën gjatë vizitës u ka bërë premtimin që bashkë me shqiptarët do t’ia ndryshojne jeten familjes Çuko.

“Erdhem t’i vizitojmë nga afër këto dy ëngjej bukuroshë. Familja Çuko i ka drejtuar syte nga ne, do përpiqemi me shpirt që jeta e tyre të ndryshojë. I premtuam që bashkë me shqiptaret do të bëjme maksimumin për fëmijet”.- shkruan Elvis Naçi.
Ndiqni këtë të premte në News 24 se cfarë ndodhi me fatin e familjes Çuko.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: