Elvisi dhe Sidriti e kanë vizituar Alkidin në banesën e tij në Laprakë. Prindërit thonë se djali po vuan shumë nga dhimbjet. Ata janë në ankth për këtë operacion. Tani që paratë u siguruan ata i mundon pyetja sesi do ja dali djali në operacion.

“I lutemi Zotit që djali të dali mirë. Ai e do një rrugëzgjidhje me patjetër. Djali ka 11 vjet në këtë gjendje” thotë e ëma.

Elvisi: Të kuptojmë se ke frikë para operacionit, por do jemi të sigurt. Të takon ty fjala e fundit për ta bërë operacioni!

E ëma: Para një muaj ishte djali në spital, ata më thanë nuk kemi cfarë i bëjmë. Shkova tek spitali Amerikan dhe mjeku tha djali ka nevojë për operacion, mjeku turk më tha e marr unë përsipër. Duhet të behëm e fortë. Burri ka qenë dhe ai sëmurë, unë kam mbetur. Ndonjëherë them duhet të mbaj mendjen.

Elvisi: Kemi lajme të mira për ju! Tashmë me ne ka ardhur ambulanca dhe mjekët. Fondet për të janë mbledhur.

Në spital mjeku turk u shpjegon prindërve të Alkidit gjendjen e tij të rëndë shëndetësore. Ai thotë se djali duhet të operohet me urgjencë.

“Kjo është gjendja e Alkidit, ai ka ka një deformim te shtyllës kurrizore prej këtu, deri ne ketë pike. Sic e shihni ai nuk mund te ulet lirisht dhe pjesa e majte është më larte. Ajo qe ne do te bëjmë është te hapim pjesën e pasme dhe te ndërhymë ne shtyllën kurrizore duke e drejtuar. Mushkëria me pas do te ketë performance shume me te mire dhe ai do te mund te qëndroje ulur ne mënyre me te rehatshme. Ne ketë pozicion qe ka trupi I tij tani, mushkëritë edhe zemra nuk funksionojnë siç duhet.

Alkidi erdhi ne kete zyre tre muaj me pare. Edhe pse ishte ne karroce, gjendje e tij shëndetësore ishte dukshmërish me e mire.

Sot e pashe me te dobët krahasuar me atë dite. Megjithëse deformimi i tij nuk ishte rritur ne ketë periudhe, mund te them qe klinikisht gjendja e tij ishte përkeqësuar. Kjo do te thotë qe jemi duke luftuar me kohen.

Kur menduam për kohen kur do te zhvillojmë ndërhyrjen, vendosem qe atë ta bëjmë te shtunën tjetër sepse duam ti japim pak kohe atij për te stërvitur muskujt e kraharorit. Gjate kësaj jave ai duhet te kryej disa ushtrime për te rritur forcën e muskujve te kraharorit ne mënyre qe te rrisim aftësinë për frymëmarrje pas ndërhyrjes. Arsyeja tjetër është qe te organizohemi me mire me skuadrën tone qe vjen nga jashtë sepse është e nevojshme qe te mbajmë kohën e operacionit sa me te shkurtër sepse nuk duam qe te qëndroje kohe shume te gjate nen anestezi. Sa me e shkurtër ndërhyrja, aq me mire mund te dali nga operacioni” shpjegon mjeku turk.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb