TIRANE

Aktorja e njohur Ema Andrea ka bërë së fundmi një rrëfim tronditëse. E ftuar në emisionin “Se Luan Topi”, ajo ka rrëfyer se mendonte të kryente vetëvrasje.

Ema tregoi se ndihej e përjashtuar dhe e shfrytëzuar nga njerëzit që e rrethonin, ndaj dhe mendimet e errëta mund të ishin kthyer në një veprim fatal për jetën e saj.

“Isha shumë e mërzitur, e përjashtuar, më dukej vetja e dështuar, e pazonja, që po më shfrytëzonin, që nuk ia dola. Për mua ishte një vetmi e tejskajshme, isha e braktisur, në të gjitha krahët. Dhe nuk ia fal atyre që ma bënë, në sensin që nuk do t’i fus kurrë në zemër dhe në hapësirën time ata njerëz që e kanë rritur atë frustim dhe më kanë shfrytëzuar në momentet e mia të dobëta”,– tregoi aktorja.
Ndër të tjera, Andrea theksoi se vajza e saj Sara e ka shpëtuar e cila bëri të mundur që aktorja të mos merrte vendimin fatal për jetën e saj.

Ndër të tjera, Andrea theksoi se vajza e saj Sara e ka shpëtuar e cila bëri të mundur që aktorja të mos merrte vendimin fatal për jetën e saj.

“Ndoshta për herë të parë ka qenë një moment shumë i rëndë i vetes time kur unë mund të merrja vendime fatale për veten dhe kjo shfaqje më ka shpëtuar. Kjo shfaqje, ardhja e saj në dhomë dhe shkrimi. Mua më shpëtoi Sara (e bija), ardhja e saj në dhomë dhe të shkruarit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb