Agjencia Europian e Barnave po përshpejton punimet për të miratuar një vaksinë ndaj COVID-19 duke thirrur takimin për shqyrtimin e prodhimit të Pfizer/BioNTech para Krishtlindjeve, ose javën që vjen.

Takimi ishte lënë paraprakisht për më 29 dhjetor, duke shuar shpresat për një vaksinë para përfundimit të 2020, por duket se nisja e vaksinimit në Britani, SHBA apo Rusi e Kanada ka bërë që edhe BE të nxitojë.

Ursula von der Leyen shprehet se lajmi i EMA është shumë i mirëpritur dhe duket se europianët e parë do të vaksinohen para fundit të 2020. Sipas Presidentes së KE qëllimi është që BE të sigurojë 1 miliardë doza të vaksinës për vendet me të ardhura totale të ulëta ose të mesme.

‘’Çdo ditë ka rëndësi – ne punojmë me shpejtësi të plotë për të autorizuar vaksina COVID19 që janë të sigurta dhe efektive.

E mirëpres lajmin nga EMA  duke sjellë përpara takimin e saj për të diskutuar vaksinën Pfizer/ BioNTech, përpara Krishtlindjeve. Ka të ngjarë që evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020!’’- tha Von der Leyen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb