Ndërkohë që ishte shpallur në kërkim nga Policia për vrasje, plagosje, grabitje dhe atentate, Talo Çela lëvizte lirshëm në qendër të Tiranës.

Në një material secret të Policisë së Shtetit, i cili është shpërndarë në rrjetet sociale pas hakerimit të emailit të ish Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis nano thuhet se “Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse  me datën 5 ka qënë vetëm”.

E-maili i plotë:

Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një  informacion  i cili bën fjalë  për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek një hotel me adresë tek Rruga  e Dibres.  Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me një mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makinë me një femër dhe një femijë kurse  me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata.

Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë   cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë  ngjarje  tek objekti im.Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.

Ju  bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur  se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

***

Biznesmeni Ervin Mata është personi i cili mbrëmjen e 4 tetorit 2018 u përplas me armë në një nga lokalet e ish bllokut me grupin e Ervis Martinajt. Në ngjarje mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagos Elion Hato dhe Ervis Martinaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb