Duke nisur nga sezoni i ardhshëm, Serie A do ti shtohet një tjetër legjionar kuqezi, Emanuele Ndoj. Breshia siguroi matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian pas fitores 1-0 kundër Ascolit.

Tifozët pushtuan rrugët e qytetit duke festuar rikthimin e tyre në Serie A, një sezon fantastik ku meritë të padiskutueshme ka dhe mesfushori shqiptar. Nga një zbulim Ndoji u shndërruar në titullar fiks në formacionin e Korinit, një lojtarë i cili vlerësohet shumë dhe shihet si e ardhmja e këtij klubi. Në përshkrimin që mediat italiane i kanë bërë sezonit të Breshias, Ndoji është një nga lojtarët më të vlerësuar teksa ka marrë notën 8:

Image
Image

“Është si qershia mbi tortë, çadra në gotat e koktejeve. Nëse gjithçka funksion atëherë ai ekzaltohet. Ndoshta, siç thotë edhe trajneri Korini, ai nuk është i vetëdijshëm sa shumë është rritur. Duket sikur luan me një kostum”, shkruajnë mediat italiane. Ndoji ka shënuar 3 gola këtë sezon me fanellën e Breshias, duke konfirmuar se nuk di vetëm të shkatërroj por dhe të shënoj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: