Nga Zonja Katerina
Përbërësit

1 pako bukë të thekura, 2 filxhanë sheqer, 1 filxhan ujë

Për kremin:
1 litër qumësht, 100 gr niseshte, 80 gr sheqer, 2 të verdha veze, 2 bustina vanilje, 50 gr gjalpë, 200 gr pana pastiçerie.

Për servirje:
Fruta të freskëta ose reçel

Përgatitja

Në një tenxhere hedhim niseshten, sheqerin dhe vezët. I përziejmë duke shtuar dhe gjysmën e sasisë së qumështit. E vendosim tenxheren në zjarr dhe e lemë të ngrohet duke e trazuar herë pas here. Shtojmë dhe pjesën tjetër të qumështit në mënyrë graduale duke vazhduar trazimin. E lemë derisa kremi të lidhet dhe të bëhet kremoz. Në fund shtojmë vaniljen dhe gjalpin, e largojmë nga zjarri dhe e lemë të ftohet.

Përgatisim sherbetin duke tretur sheqerin në ujë të vluar për 2-3 minuta.

Në një tavë ose formë ëmbëlsirash vendosim bukët e thekura, shtojmë sherbetin dhe e lemë pak sa të përthithet nga buka dhe më pas vendosim kremin e përgatitur.

Rrahim panën në marengë duke e aromatizuar me një vanilje dhe më pas vendosim një shtresë mbi shtresën me krem. E dekorojmë ëmbëlsirën me fruta të freskëta ose reçel sipas dëshirës dhe e servirim të ftohtë.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb