Nga: ZONJA KATERINA

2 pako biskota sfoljatë
1 litër qumësht
1 filxhan çaji sheqer
7-8 lugë niseshte
2-3 të verdha veze
1 bustinë vanilje
50 gr gjalpë
200 ml pana

Shkrijmë niseshten me 1/3 e sheqerit dhe me pak qumësht.

Në një tenxhere hedhim qumështin dhe sheqerin dhe sa pa marrë valë shtojmë niseshten e tretur, të verdhat e vezëve dhe vaniljen. E trazojmë derisa masa të lidhet dhe të bëhet krem dhe në fund shtojmë gjalpin.

E vendosim kremin në një enë tjetër të ftohet duke e mbuluar me membranë kuzhine që të mos zërë cipë dhe më pas e vendosim në frigorifer.

Rrahim panën në marengë dhe pasi kremi të jetë ftohur shtojmë ½ e panës, e përziejmë mirë dhe e kemi gati për të filluar ndërtimin e ëmbëlsirës.

Në një formë vendosim një shtresë me biskota sfoljate, një shtresë me krem, përsëri një shtresë me biskota dhe një shtresë me krem. E nivelojmë mirë kremin duke shtuar në fund një shtresë të hollë me panën marengë. E dekorojmë me disa biskota të thërrmuara dhe e pudrosim me sheqer pluhur. E lemë të qendrojë përsëri në frigorifer dhe më pas e kemi gati për t’a servirur.
(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb