Nga: ZONJA KATERINA
1 litër lëng banane
350 gr pana pastiçerie
1 pako biskota savojard
3 pako puding vanilje

Për servirje: arra të thërrmuara, kakao, bajame, copëza çokollate, etj)

Në një enë hedhim pudingun më pas shtojmë lëngun e bananes dhe e trazojmë me një rrahëse elektrike derisa të realizohet një masë kremoze.

Rrahim më pas dhe panën e pastiçerisë derisa të realizohet një marengë e plotë. Në një tavë qelqi fillojmë “montimin” e ëmbëlsirës. Vendosim fillimisht një shtresë me biskota, një shtresë me puding, një shtresë me pana. Vendosim përsëri një shtresë me biskota dhe në fund kremin e pudingut me lëng bananeje dhe një shtresë me pana. E nivelojmë mirë sipërfaqen dhe e pudrosim me kakao.
(er.cu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb