Nga: ZONJA KATERINA

800 ml Greencola Portokall
200 ml Greencola Qershi
1 pako biskota
200 ml pana
1 bustinë vanilje
7 lgj niseshte
Piper rozë
Fruta të thata (arra, bajame ose lajthi)

Në një tenxhere hedhim pijen freskuese me shije portokalli dhe niseshten. Sipas dëshirës mund të grijmë dhe pak cipë portokalli. E trazojmë derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze.

Marrim një tavë qelqi dhe vendosim në rradhë biskotat të njomura me lëng qershie. Pasi të kemi vendosur në tavë një shtresë me biskota shtojmë një shtresë kremi. E spërkasim shtresën e kremit me arra ose bajame të grira. Vendosim përsëri një shtresë biskota me lëng qershie, një shtresë krem dhe përsëri bëjmë një spërkatje me arra të thërrmuara dhe piper rozë.

E vendosim embëlsirën në frigorifer të ftohet dhe më pas e kemi gati për ta servirur.

Shënim: Sipas dëshirës këtë recetë mund ta bëjmë dhe me 2 shtresa me shije dhe ngjyra të ndryshme, duke përgatitur dy masa kremoze një me lëng portokalli dhe një me lëng qershie.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: