Nga: ZONJA VJOLLCA

EMBELSIRE FESTIVE NE FORME SHTEPIZE

100 gr çokollatë
20 gr çokollata rruaza me ngjyrë
1 banane
250 gr djathë filadelfia
12 biskota
30 gr krem pastiçerie
3 lugë çaji sheqer
Vanilje

Në një tas vendosim djathin filadelfia, bananen, sheqerin, vaniljen dhe kremin e pastiçerisë. I përziejmë të gjithë përbërësit në mikser dhe me ndihmën e një luge mbushim biskotat duke vendosur dy biskota që formojnë një kënd 70 gradë. E mbushim mirë këndin që formohet dhe vendosim një biskotë tjetër në hapësirën boshe duke formuar një bazë poshtë dhe një kënd që na duket si një dysheme me tavan. Me ndihmën e një stikadenti marrim pak çokollatë të cilën e kemi vendosur në banjomari për të shkrirë dhe formojmë duke vizatuar dritaret në pjesën e mbushjes. Mbulojmë me çokollatë të shkrirë anët e biskotave dhe e pudrosim shtëpizën e krijuar me rruaza çokollate me ngjyrë.
(er.nu/vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb