Recete nga Znj Eneida
Përbërësit

6 vezë
350 gr çokollatë për ëmbëlsira
200 gr gjalpë
250 gr sheqer
50 gr miell

Përgatitja
Rrahim vezët me sheqerin deri sa të zbardhen vezët dhe masa të fryhet. Shtojmë çokollatën që e kemi shkrirë bashkë me gjalpin dhe sitim miellin. I trazojmë që të mos bjerë volumi, duke e lëvizur dorën nga poshtë lart.
E vendosim në tavë me letër pjekjeje dhe e pjekim për 40 minuta në 180 gradë.
E pudrosim me sheqer pluhur nga lart.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: