Nga: ZONJA KATERINA

1 pako biskota,100 gr lajthi, 3 gota qumësht, 3 lgj niseshte, 3 lgj sheqer, 2 lgj gjalpë, 2 të verdha veze, 1 lgj shurup karamele, 2 banane

Grijmë trashë në blender lajthitë. Më pas grijmë dhe biskotat pothuajse pluhur dhe i përziejmë më lajthitë.

Në një tenxhere hedhim sheqerin, niseshten, qumështin dhe vezët dhe i përziejmë në zjarr derisa të krijohet një masë kremoze. Në fund shtojmë gjalpin dhe e përziejmë përsëri që masa të lidhet mirë.

Fillojmë përgatisim ëmbëlsirën. Vendosim gota në tavolinë dhe në çdo gotë vendosim si bazë nga 2-3 feta banane. Mbi shtresën me banane vendosim një shtresë me krem, më pas vendosim një shtresë me përzierjen e biskotave me lajthi. Vendosim anash gotës banane të prera në rrathë dhe shtojmë përsëri krem.
Embëlsirën e përfundojmë me biskotë me lajthi dhe në fund sipas dëshirës mund të shtojmë pak shurup karamele të gatshme ose në pamundësi pak banane të karamelizuar.
(er.cu/Vila 24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb