Nga: ZONJA KATERINA

Për kadaifin:
450-500 gr kadaif
100 gr gjalpë
5-6 lugë sheqer
1.5 filxhan arra

Për kremin:
1.200 ml qumësht
1 filxhan sheqer
2-3 lgj niseshte
3-4 lgj miell
1-2 të verdha veze ose 1 filxhan pana pasticerie
2 bustina vanilje

Në tigan hedhim gjalpin të shkrijë, shtojmë sheqerin dhe e kaurdisim për pak minuta duke shtuar më pas kadaifin e thërrmuar. E përziejmë sa të marrë ngjyrë dhe të karamelizohet ose skuqet. Shtojmë dhe arrat e grira hollë dhe e largojmë nga vatra e sobës që të ftohet.

Ndërkohë përgatisim kremin. Në një tenxhere hedhim sheqerin, miellin dhe niseshten. I përziejmë, shtojmë qumështin dhe duke e përzier e vendosim në sobë dhe e lemë të marrë valë. Sa të fillojnë flluskat e para shtojmë të verdhat e vezëve dhe vaniljet duke i përzier shpejt. Në fund shtojmë gjalpin për ti dhënë kremit shije dhe shkëlqim. Nëse do të përdorim pana pastiçerie e rrahim si marengë dhe e shtojmë lugë lugë tek kremi i përgatitur pasi ti ketë rënë temperatura.

Marrim një tavë të thellë dhe bëjmë fillimisht shtresën e parë me kadaifin e karamelizuar, vendosim nje shtresë krem, përsëri një shtresë kadaif, një shtresë krem dhe në fund kadaif. E vendosim ëmbëlsirën të ftohet në frigorifer dhe më pas e servirim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb