NGA ZONJA VJOLLCA*

400 gr luleshtrydhe

200 gr maskarpone

150 gr pana ëmbëlsire

2 lugë gjelle sheqer

150 gr salcë kosi

30 gr arrë kokosi

1 pako biskota

Sheqer vanilje

Gjethe mendërze

Fillimisht ¾ e luleshtrydheve i presim në kubikë të vegjël dhe i marinojmë me sheqer. Ndërkohë rrahim me rrahësen e vezëve panën derisa ajo të arrijë në gjendje të ngurtë. Më pas panën e trazojmë me maskarponen dhe salcën e kosit. E aromatizojmë me një bustinë sheqer vanilje dhe e vendosim në një xhep pastiçerie. Në gotat ku do të servirim ëmbëlsirën (ose në një tas të madh sipas preferencave) shtrojmë një shtresë me biskota të thërrmuara, më pas një shtresë me luleshtrydhe, një shtresë krem, luleshtrydhe dhe përseri krem. Në fund e dekorojmë me copëza luleshtrydhe dhe me pluhur arrë kokosi dhe gjethe mendërz.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb