Nga zonja Katerina
Përbërësit

½ filxhan oriz, ½ filxhan sheqer, 1 lugë kanellë, 2 lugë niseshte, 2 litra ujë, Arra për servirje.

Përgatitja

Vendosim në zjarr 1.5 litër ujë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë orizin dhe e lemë të ziejë. Më pas tresim niseshten në 500 ml ujë së bashku me kanellën dhe e shtojmë së bashku me sheqerin në tenxheren me oriz.

E trazojmë mirë dhe e lemë derisa masa të lidhet dhe të bëhet kremoze.

E lemë të ftohet dhe e servirim me arra të thërrmuara.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb