Shatërvani i njohur i Gjenevës, uji i të cilit arrin deri në 140 metra lartësi, në brigjet e liqenit, nuk do të ”rindizet” për të shënuar kështu valën e dytë të pandemisë që po godet rëndë vendin.

Shatërvani, që është ndërprerë aktualisht për punime vjetore mirëmbajtjeje, duhet të rifillonte më 12 nëntor, por këshilli i shtetit të kantonit të Gjenevës ka vendosur ndryshe.

“Duke parë situatën shëndetësore aktuale në Zvicër dhe në Gjenevë lidhur me pandeminë e COVID-19, Këshilli i Shtetit ka vendosur ta lërë emblemën e Gjenevës përkohësisht jashtë funksionit përballë kësaj vale të dytë”, nënvizoi në një komunikatë qeveria e kantonit.

Kjo është ndërprerja e dytë e shatërvanit kërkuar nga autoritetet e Gjenevës këtë vit në lidhje me pandeminë e COVID-19.

E para ka zgajtur 83 ditë gjatë periudhës së kufizimit në pranverë.

Gjeneva po përdor një këndvështrim të kundërt me shumë autoritete në botë që zakonisht zgjedhin të ngrenë monumentet e tyre ose vendet e dukshme si një simbol të rezistencës përballë fatkeqësive duke i bërë ato më të dukshme.

Shatërvani, i aktivizuar manualisht, funksionon në kohë normale çdo ditë që prej 1981 përveç rasteve të erërave apo të ftohtit dhe tashmë me rastin e pandemisë.

Shatërvani është një mrekulli e vogël inxhinierike.

Shpejtësia e daljes së ujit është 200 kilometra në orë dhe një gjysmë metër kub ujë është projektuar për sekondë në lartësinë prej 140 metrash, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga Gjeneva. (Atsh)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb