Emër i ri për mbrojtjen e Interit. Sipas Bild, nënkampionët e Italisë po konsiderojnë transferimin e mundshëm të Manuel Akanji.26 vjeçari me pashaportë zvicerane ka tërhequr vëmendjen e drejtuesve zikaltër dhe shumë shpejt mund të kemi të reja.

Borussia Dortmund kërkon hiç më pak se 30 milionë euro. Klubi nga Signal Iduna Park është gati për të hyrë në tratativa, teksa vendimtar do jetë muaji korrik.Akanji luajti 26 ndeshje në sezonin që lamë pas, ku shënoi 1 gol. Lojtari është pjesë e kësaj skuadre prej vitit 2017.

 

0 Akanji

 

 

88

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: