Klubet do të kenë më shumë kohë për t’u licensuar kjo për shkak të pezullimit të aktiviteve futbollistike për shkak të pandemisë së koronavirusit që po pushton Europën dhe botën. Në një njoftim zyrtar, Federata Shqiptare e Futbollit ka sqaruar detajet

Njoftimi i FSHF-së:

Qeveria e futbollit europian, UEFA, duke parë zhvillimet e fundit mbi përhapjen e virusit COVID-19 pothuajse në të gjithë Europën, ka vendosur të shtyjë afatin e licensimit të klubeve kandidate për një licensë në kompeticionet europiane.

Afati i fundit për plotësimin e dokumentacionit në lidhje me kriterin financiar ishte data 31 Mars 2020. Afati i ri që UEFA ka vendosur është data 30 Prill 2020, ku të gjithë klubet kandidate duhet të dorëzojnë pranë Federatës Shqiptare të Futbollit dokumentacionin e plotë në lidhje me këtë kriter. Kriteret e tjera, ai sportiv, infrastrukturor, administrativ dhe ligjor, janë mbyllur më datë 28 Shkurt, ashtu siç edhe klubet ishin lajmëruar më parë nga Menaxheri i Lincensimit.

FSHF pas njoftimit të marrë nga UEFA ka bërë komunikimin zyrtar të këtij vendimi për të gjithë klubet e përfshira në proces.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb