Gjithkush mund të ketë nevojë për urgjencën apo dhe policinë sidomos në periudhën e verës. Që prej muajit të kaluar Policia e Shtetit në disa rrethe ka kaluar në gatishmëri pikërisht për t’i ardhur në ndihmë dhe për t’iu shërbyer qytetarëve gjatë pikut të sezonit turistik, kur fluksi i pushuesve sigurisht që është i madh.

Në kuadër të këtij sezoni qytetarëve që pushojnë në plazh iu vjen në ndihmë edhe Silva, një efektive policie në Komisariatin e Vlorës që patrullon në bregdet.

“Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit!
Unë jam Silva Binaj, 29 vjeçe, punonjëse policie në Komisariatin Vlorë.
Jam punonjëse e Policisë së Shtetit prej 4 vitesh dhe aktualisht për sezonin turistik patrulloj në bregdet.
Për çdo emergjencë telefononi Policinë e Shtetit në numrin 112!”, shkruan ajo në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb