Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka bërë sot një denoncim publik në lidhje me situatën e shkaktuar nga koronavirusi. Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Çupi pohon se përhapja nga virusi ka dalë jashtë kontrollit.

Po ashtu ajo tha se një mjeke në Qendrën Shëndetësore “Klos” ka rezultuar pozitive me COVID-19, ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.

Demokratja i bëri thirrje autoriteteve shëndetësore që të bëjnë sa më shumë tamponë.

DENONCIMI I ÇUPIT
Përhapja e virusit ka dalë jashtë kontrollit ndërsa shqetësimi i qytetarëve është më se i justifikuar.
Një mjeke në Qendrën Shëndetësore “ Klos” ka rezultuar pozitive me COVID 19 , ndërsa stafi dhe qytetarët që ditët e fundit kanë marrë shërbim mjekësorë janë të trembur për fatin e tyre ndërsa kërkojnë me ngulm që të bëjnë tamponin për të verifikuar nëse janë prekur apo jo.
Jeta e cdo qytetari vlen njësoj.
I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të marrin masa njësoj për cdo qytetarë. Në këtë betejë nuk mund të ketë të privilegjuar. Testoni njerëzit. Gjurmoni rastet.
Thirrjet e opozitës për testimet e qytetarëve dhe gjurmimin e rasteve të dyshuara si të prekur nga COVID 19, duhet te kthehen në emergjencë kombëtare.
Është emergjencë.!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb