Që Barcelona nuk është më ekipi i dikurshëm kjo shihet me sy të lirë, por të mos thyesh as Cadiz është një alarm i fortë. Blaugranët kanë humbur identitetin e tyre, në fushën e lojës janë thjesht një ekip normal pa shkëlqim dhe pa fantazi. Humbja në Champions ndaj Bayern Munich ishte vetëm sinjali i parë, Barça vijon të mos dalë nga kriza e madhe që e ka mbërthyer teksa në dy sfida e fundit në La Liga kanë marrë vetëm dy pikë. Barazimi 0-0 ndaj Cadiz ishte edhe më i hidhur, sigurisht i ndikuar edhe nga disa episode si kartoni i kuq i De Jong por trajneri Koeman nuk fshihet, pranon emergjencën ku ndodhen ndërsa nuk i druhet as një shkarkimi të mundshëm:

“Duhet të jemi realist, duhet të shohim skuadrën që kemi në dispozicion dhe lojtarët që na mungojnë. Na mungojnë shtatë lojtarë që mund të jenë titullarë në çdo skuadër”, u shpreh fillimisht Koeman duke u ndalur më pas tek raporti i tij i tensionuar me presidentin Laporta: “Me presidentin jemi përshëndetur në hotel. Nëse shoqëria dëshiron të flas me mua kemi kohë përpara. Nuk më pëlqen ky diskutim, kur fitojmë unë vijoj kur humbet duhet të gjendet një trajneri ri”, theksoi Koeman në konference për shtyp.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në Spanjë vijojnë të insistojnë, Koeman është me të vërtetë në rrezik, drejtuesit e Barcelonës kanë kontaktuar edhe me Pirlo por favoriti kryesor mbetet Xavi i cili ende nuk është bindur për të marrë drejtimin e ish klubit të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: