Një super gol, një asist dhe shumë klas në këmbët e tij. Di Maria-s i mjaftuan pak minuta për të dhuruar spektakël në Torino, por tifozët e “Zonjës së Vjetër” nuk patën kohë të gëzonin gjatë pasi dëmtimi i argjentinasit ka komplikuar të gjithë parashikimet. Vizitat e para mjekësore treguan për një tërheqje muskulore në kofshën e majtë, pas 10 ditësh janë parashikuar ekzaminime të tjera, por dëmtime të tilla kërkojnë të paktën 20-30 ditë rikuperim.

Di Maria humbet në këtë mënyrë dy sfidat e radhës, kundër Sampdoria të hënën e ardhshme dhe kundër Romës më 27 gusht, kjo është e sigurt. Me shumë mundësi argjentinasi nuk pritet të jete as në sfidat kundër Spezia-s dhe Fiorentina-s. Objektivi kryesor është të rikuperohet në kohë për sfidën e parë të fazës së grupeve në Champions, më 6 ose 7 shtator.

Di Maria është problemi i radhës për trajneri Allegri i cili këtë periudhë duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Paul Pogba, Chiesa dhe portierit Wojciech Szczesny. Në këto kushte, drejtuesit e Juves janë të detyruar të futen sërish në merkato, më saktë duhet të nxitojnë për të siguruar shërbimet e Depay.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb