Ish-ministri socialist, Arben Malaj, në një postim në profilin e tij facebook ka vlerësuar vendimin e Venecias që i ka quajtur kushtetuese qëndrimet e Presidentit Meta, çka sipas tij konfirmon krizën institucionale ku ndodhet maxhoranca e cila synon pushtet absolut.

“Vendim i Venecias duke i vlerësuar kushtetuese qëndrimet e presidentit Meta, konfirmon krizën institucionale të mazhorancës e cila synon pushtet absolut. Kjo krizë e maxhorances ju ka kushtuar jo pak shqipëtarëve.

E para në thellimin dhe zgjatjen e krizës politike. E dyta në vonesat në procesin e integrimit. E treta në dobësimin dhe tendenca deformuese të reformës në drejtësi. Kjo reformë mbetet parakushti i të gjitha kushteve për perspektivën evropiane. E katërta- pushteti absolut ka ushqyer korrupsionin dhe kapjen e shtetit duke i varfëruar me shumë shqiptarët dhe duke i mbingarkuar përherë me borxhe më të rënda dhe një të ardhme më të vështirë”,- shkruan Malaj në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: