Grida Duma ka komentuar emërimin në krye të IKMT-së të Dallëndyshe Bicit, një ditë para nisjes së sulmit ndaj ‘Prestige Resort’.

Ajo tha për News24 se se Rama teksa ka thirrur kamikazët e vetë, tregon se është në rënie nga pushteti.

“E mbani mend se si kanë ardhur në pushtet” Aleanca e qelbësirave, të gjithë bashkohuni. Kanë thirrur aleancën e kamikazëve, kamikazët e vetë. Kur ju bënit opozitarë ndaj pushtetit dhe transmetonin korrupsionin ndaj pushtetit me drejtorët që kanë dosje, e di se kur ky thërret kamikazët në fuqi është në rënien dhe skërmitjen e dhëmbëve të tij.

Na mandatin e tretë duhet të tregonte pjekuri. Kur e mori zgjedhjet pasi ndryshoi kodin, dhe pasi la kriminelët e vetë të mbledhin votat, e di se i ka këmbët e dobëta, arsyeja është që të mbajë pushtetin me dhunë.”, tha Duma.

Duma nga ambientet e “Prestige Resort”, ku po vijon aksioni i paligjshëm i IKMT-së në ditën e tij të katërt, tha se situata në këtë Resort është një maskaradë.

“Kjo është fabula, bjeri pragut që të dëgjojë dera. Kjo është mënyra që godet pushteti . Kjo është maskaradë , Kjo është bjeri pragut që dera e mediave të heshtë, bjeri biznesit që media të pushojë. Është si në fushatë ku thonë mos shko atje se të heqin nga puna. Kjo është nisja e zinxhirit të krimit shtetëror, ky është krimi nën rrogoz. Nuk është vetëm çështje biznesi.

Arsyeja që po rrinë këtu është për të thënë që do t’ju bëjmë gropën. Është kambanë për të gjitha ata që kërkon t’i vendosë në dispozicion. Po të ishte paligjshmëri, një kryeministër që i bën skicën  e palmës, pishinë ndoshta dhe skicën e molit një biznes tjetër. Kur merr bekimin e një kryeministri bukëshkalë ke marrë mallkimin. Duhet të mbarojë plejada e atyre që hanë dreka dhe të bien me matrapik. Kjo nuk është çështje që një kryeministër mund të shfrytëzojë për urrejtje ndaj shqiptarit. Shqipëria nga lart është vijë bregdetare që nuk ka zhvillim. Këta dua pastrim parash dhe jo zhvillim dhe që zinxhiri i krimit t’i çojë tek memeci.  Ai prej lideri global rajonal, i intereson vetëm të thotë se në atë vend ai është pashai. I intereson të thotë se ai është Beu në kuptimin më të keq të fjalës. Unë e kam pronën time dhe ju shoh si milingona, ky është koncepti i kryeministrit. Nëse do të vazhdohet kështu, një gjë është e sigurt, ka marrë fund jeta e secilit. Shyqyr që jetojmë në një epokë që sado të përpiqet pushteti maskaradë i krimit të organizuar, rezultat i marrjes së pushtetit nëpërmjet krimit. Sot nuk e ndalon dot komunikimin, se ndalon dot Putini, jo ky tigri prej letre.”, tha Grida Duma.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: