Gazetari Fredinand Dervishi, komentoi emërimin në krye të Policisë së Shtetit të Gledis Nanos. I ftuar në emisionin “Real Story”, ai tha se drejtori i sapoemëruar, është i specializuar në një tjetër fushë, sic është ajo e terrorizmit dhe ka pak informacione mbi policinë.

Megjithatë, sipas Dervishit, shqetësuese është fakti se ky post komandohet nga kryeministri. Duke iu referuar ngjarjeve të fundit, me grabitje dhe persona të arrestuar për krime të rënda dhe kultivim droge në Nikël të Fushë-Krujës, Dervishi, nënvizoi se për 30 vite kjo zonë është jashtë kontrollit dhe akoma më shqetësuese e bën fakti se “të fortët” e zonës kanë bërë pinjollë të tyre fëmijët, që janë akoma dhe më të rrezikshëm.

“Operacionet që ka bërë drejtori i ri i policisë, nuk ka të bëjë shumë me këtë që po drejton tani. Është tjetër gjë të shohësh gamën e krimit në Shqipëri, i cili për mendimin tim është faji i politikës që nuk është parë kurrë seriozisht me këtë pjesë. Kur themi që politika ka lidhje me krimin, kjo është ortakëri. Drejtor policie është kryeministri në Shqipëri.

Ka pasur vetëm drejtor policie që i është lënë të bëj rolin që i takon, ky ka qenë Bilbil Mema. Të tjerët kanë qenë drejtorët e komanduar të politika. Sinjalet e para janë propagandistike, jo pozitive. Nuk bëhet me rokada, ka një matës së punës së policisë. Pra emërohet politikisht një drejtor policie dhe ky njeriu bën burrin e mirë, ndërkohë që kalon një linjë me shefin e komisariateve për të bërë lekë. Këtë stil e bën dhe politika.

Nikla ka 30 vite jashtë kontrollit. Jemi në momentin kur të fortët, kanë pinjollët e tyre tani, kanë fëmijët nga 20 deri në 25 vjeç, që po shfaqen më të egër se prindërit e tyre. Prandaj ka shumë ngjarje në Jug të vendit që kanë protagonistë pinjollët, jemi në këtë stad”, u shpreh gazetari.

Nga krahu tjetër, gazetarja Doriana Bezat, tha se do të shihet se si policia dot ë menaxhojë qarkun e Durrësit, që njihet si qark tepër problematik sa i përket krimit të organizuar.

“Për policinë vendore ende nuk mund të flitet, duke qenë ase drejtori i ri i Durrësit ka vetëm shumë pak që është emëruar. Do të shihet se si do të menaxhohet sepse i lënduari ka thënë që nëse policia nuk do i gjej, do i gjejë tani. Durrësi është një nga qarqet më problematike të kultivimit të drogës. Të shohim nëse policia do e ketë menaxhimin e territorit dhe ato kriminale”, tha Bezat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb