TIRANË

Mimi Kodheli ka folur në Kuvend për emërimin e saj si në postin e lartë të zv/presidentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Kodheli ka falënderuar të gjithë të njohurit dhe të panjohurit që e kanë uruar dhe përgëzuar. Ajo ka theksuar se sa i përket personave brenda sallës së parlamentit, nuk ka pasur dallime në urime majtas apo djathtas.

Gjithashtu një urim në emër të Kuvendit e kishte dhe Gramoz Ruçi që e cilësoi emërimin e saj si një vlerësim për Shqipërinë.

MIMI KODHELI: Dua t’ju falënderoj për urimet. Falenderoj këdo, të njohur e të panjohur.. Falenderoj në mënyrë të veçantë kryetarin Ruçin dhe kryetarët e delegacionit parlamentar shqiptarë në Asamblenë Paralamentare të NATO-s.

Pozicioni i zv/presidentes së Asamblesë ënë NATO është sa i lartë dhe aq i mbushur me përgjegjësi

Të them të drejtën në këtë sallë, s’kam pasur dallime majtas apo djathtas për urimet. Le të rrimë kështu bashkë

GRAMOZ RUÇI: Urime në emër të Kuvendit. Ky është një vlerësim për Shqipërinë. Vlerësim për performancën e Kuvendit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb