Është emëruar sot drejtori i ri i Tatimeve. Kryeministri Edi Rama ka vendosur t’i besojë këtë institucion një gruaje.

Bëhet fjalë për Delina Ibrahimajn, e cila do të drejtojë nga sot Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Ibrahimaj mbante postin e drejtoreshës së INSTAT, ndërsa nga sot ajo do të zëvendësojë Enton Duron te Tatimet, i cili u shkarkua pak ditë më parë, vetëm tre muaj pas marrjes së detyrës, pasi sipas kryeministrit, kishte arritur rezultate të ulëta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb