Kur për të përshkruar gjendjen ekonomike të Rumanisë thoshin se “vendi është në të mbathura”, ndoshta nuk e dinin që kishin të drejtë. Në qeverinë e sapokrijuar rumune të Dacian Ciolos, ministri i Shëndetësisë është zëvendësuar ende pa firmosur betimin para Kreut të Shtetit. Quhet Andrei Baciu, është një djalë i pashëm 29-vjeçar por që për fat të keq i është dashur të heqë dorë nga karriera politike sepse disa muaj më parë kishte pozuar si model për një linjë veshjesh të brendshme për meshkuj; dhe për një qeveri ekspertësh, të ketë një ministër me të brendshme është dukur diçka jo fort serioze.

Baciu është diplomuar në vitin 2011 në mjekësi në Universitetin “Carol Davila”, në Bukuresht dhe pastaj ka punuar si asistent i kirurgjisë torakale, por nuk ka patur eksperiencë politike.

Ndër të tjera në dy vitet e fundit ka qenë aktiv në një shoqatë për të drejtat e pacientëve të quajtur “Pacientët SOS”, por historia e të brendshmeve i preu krahët.

Në fillim, nominimi i tij, u duk si një goditje prej gjeniu e kryeministrit rumun, por pas publikimit të listës së kabinetit, shpërthyen reagimet. Qarqet politike protestuan për zgjedhjen e një djali pa asnjë përvojë politike dhe menaxhuese, dhe menjëherë në “Facebook” nisën publikimet ku tregohej ministri i ri që reklamonte të brendshmet.

Këto shpërthime reagimesh bënë që Ciolo të tërhiqej nga vendimi për ta bërë 29-vjeçarin ministër, duke zgjedhur një profesor universiteti në vend të tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: