Oligarku i vodkës së presidentit rus Vladimir Putin është arratisur nga Rusia, ndërsa lufta në Ukrainë vijon me tensione të larta.

Miliarderi Vasily Anisimov zotëronte licencën për markën e vodkës Putinka, e cila ka marrë emrin pas udhëheqësit rus.

Të dhënat e kompanisë në Londër tregojnë se ai ka ndryshuar kohët e fundit shtetësinë e tij nga ruse në kroate dhe raportohet se është shpërngulur në Zvicër pesë vite pas kthimit për të jetuar në vendlindje.

Putin ka qortuar të gjithë rusët e pasur që kanë ikur jashtë vendit pasi ai e udhëhoqi vendin e tij në një luftë të kushtueshme me Ukrainën.

Anisimov, 71 vjeç, i cili nuk ka folur për lëvizjen e tij, është një nga të paktët manjatë të afërt me Putinin që nuk është sanksionuar në Perëndim, megjithëse Ukraina e futi atë në listën e saj të “zezë”.

Gfhjfghjgh
Gfhjfghjgh

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: