Zyrtarizimi i Alavo Morata qetëson drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” pasi afrimi i qendërsulmuesi ishte prioritet kryesor. Juventus nis të bëj edhe një herë llogaritë pasi Andrea Pirlos i duhet dhe një mbrojtës për krahun e djathtë por gjithashtu merkato mund të ndryshoj edhe në varësi të largimeve.

Morata
Morata

Me Alex Sandro të dëmtuar, Luca Pellegrini te Geona, De Sciglio në merkato dhe me Frabotta të promovuar me shumë rezerva, Juve mbetet në kërkim të një anësori. Për krahun e majtë preferenca e parë nuk ndryshon, Emerson Palmieri mbetet objektivi kryesor. Chelsea ka bollëk në atë krah dhe nuk përjashtohet mundësia që vetë italo-braziliani të kërkoj largimin. Marrëveshje mund të jetë e ngjashme me atë të Morata, në formë huazimi me të drejtë blerje.

Douglas Costa 1501593418 11362
Douglas Costa 1501593418 11362

Ndryshime mund të ketë edhe në repartin e avancuar pas Douglasd Costa mbetet në merkato. Largimi i brazilianit mund ti hap rrugë afrimin të një El Shaarawy, që mbetet opsioni më i lehtë për tu arritur, ndërsa dëshira më e madhe ka qenë dhe mbetet Frederico Chiesa.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb