Kohë krize te Arsenali, që në katër ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë. Disfata e fundit ishte ajo kundër Leicester, që e thellon më tej diferencën me kryesuesit e Premier League. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në qendër të kritikave ka përfunduar Unai Emery. Pankina e teknikut është tronditur ndjeshëm, aq sa në mediat angleze kanë nisur të qarkullojnë emrat e zëvendësuesit të tij.

20812998 0 Image A 3 1573344424310
20812998 0 Image A 3 1573344424310

Në krye të listës dhe emri më i bujshëm është ai i ish-trajnerit të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Luis Enrique. Për shkak të një fatkeqësie familjare, trajneri dha dorëheqjen nga përfaqësuesja iberike, ndërsa tani mund të kthehet sërish në pankinë. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar me teknikun spanjoll dhe janë në pritje të një përgjigje.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: