TIRANË- Policia e Shtetit ka goditur një grup të strukturuar kriminal dhe ka zbuluar dy laboratorë ku falsifikoheshin dokumente që përdoreshin për të udhëtuar jashtë vendit. Janë arrestuar 5 persona të cilët rekrutonin qytetarë të ndryshëm dhe kundrejt një pagese që varionte në shuma të ndryshme i pajisnin me dokumente identifikimi për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së, por edhe në SHBA e Kanada.

Burime zyrtare bëjnë me dije se operacioni është shtrirë në Shkodër e Tiranë dhe kanë qenë të angazhuara Drejtoritë e Policisë së dy qarqeve si dhe Sektori i Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit. Në bashkëpunim edhe me Prokurorinë, pas një hetimi disa mujor është finalizuar operacioni i koduar “Emigracioni i Paligjshëm”, që ka çuar në pranga 5 persona, mes tyre një grua, të gjithë mbi 40 vjeç.

Kështu janë arrestuar në flagrancë:

  • 1-Bajram M. Xhaja, 58 vjeç, banues në Tiranë.
  • 2- Kujtim A. Emiri, 59 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë në vitin 2008, për veprën penale të falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave apo vizave si dhe prodhimi i mjeteve për falsifikim të dokumenteve.
  • 3- Xhelil Sh. Alla, 43 vjeç, lindur në Peshkopi dhe banues në Tiranë.
  • 4- Sofije M. Pepaj, 50 vjeç, lindur dhe banuese në Shkodër.
  • 5- Mihal V. Gjoka, 56 vjeç, banues në Tiranë.

Të 5 personat e arrestuar akuzohen për veprat penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

Pesë të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin rekrutonin njerëz që ishin të interesuar të largoheshin nga Shqipëria në drejtim të vendeve të BE-së, Britanisë së Madhe, SHBA-ve dhe Kanadasë, kundrejt shumave të parave që varionin nga 5000 euro për në vendet e BE-së dhe nga 20.000 dollarë për në vendet SHBA dhe Kanada.

Ata pasi i pajisnin me dokumentacion të falsifikuar kryesisht italiane personat e interesuar, i instruktonin se si duhet të silleshin në aeroportet e huaja dhe i orientonin me anë të telefonit.

Personat e interesuar për të kaluar kufirin në dalje nga Shqipëria përdornin pasaportë biometrike dhe në aeroportet e huaja përdornin pasaportat e falsifikuara me të cilat ishin pajisur nga grupi kriminal.

Njëri laborator u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Kujtim Emiri, ndërsa laboratori i dytë u gjet dhe u sekuestrua në banesën e shtetasit Xhelil Alla. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprime të mëtejshme.

Gjithashtu gjatë këtij operacioni janë zbuluar dy laboratorë falsifikimi dokumentesh dhe janë sekuestruar një sasi materialesh që kanë shërbyer për falsifikimin e dokumenteve, një sasi parash në valuta të ndryshme dhe një automjet.

Materialet e sekuestruara

Dy kompjuterë.

  • Printer i markës HP.
  • Printer i markës EPSON LQ-630.
  • Makineri prodhimi karta elektronike model RECOL LAM 221.
  • Makineri prodhimi karta elektronike model ZEBRA ZXP serie 1.
  • 5 Pjese e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të pa hapura.
  • 2 Pjesë e makinerisë së prodhimit të kartave elektronike, në formë rulo me mbishkrimin “Card Printer Solutions Zebra” të hapura, njëra ngjyre e zezë dhe tjetra blu.
  • 1 vizore metalike 20 cm, me mbishkrimin “HUANOIU”.
  • Printer profesional CANNON
  • Një pistoletë zhurmuese
  • 1 çekiç me bisht druri me mbishkrimin “TUV”
  • 1 gërshërë me mbishkrimin “ICE”
  • Tre pasaporta italiane me gjeneralitete italiane
  • 24 karta identiteti italiane pa gjeneralitete dhe 10 karta identiteti italiane me gjeneralitete.
  • Disa Leje Drejtimi dhe Leje Qarkullimi Italiane me emër dhe pa emër si dhe disa karta sanitare italiane.
  • 5 flete formati A4, me mbishkrime ne gjuhen spanjolle, si dhe me stema.
  • 23 Fletë ngjitëse te sheshta.
  • 3 Flete ngjitëse te sheshta me elemente sigurie ne trup (dy ngjyre te bardhe deh nje ngjyre e verdhe).
  • 1 Flete ngjitëse e mbledhur ne forme tubi.
  • 8 foto për dokumente.
  • 1 Solucion i markës 3M, për foto.
  • 3 Mbajtëse boje për vula te njoma.
  • 17 vula te njoma 3 (tre) prej tyre me bisht.
  • 1 vule e thate metalike me mbishkrimin IDEAL mod No.1.
  • 1 punto metalike.
  • 2 kuti metalike bosh.
  • 2 USB ngjyre te zeze me mbishkrim “VERBATIM” dhe “KINGSTON”.
  • 1 skelet syzesh pa xham me lupë ne krahun e djathtë, sëbashku me një kuti syzesh.
  • 7 telefona të markave të ndryshme
  • 1 kapse vule e thate, pa vule.
  • 3 bisturi me bisht ne formën e stilolapsi.
  • 1 karikues baterish me ngjyre te zeze.
  • 3 flete zmerile, ngjyre blu.
  • 3800 Euro, 69.000 lekë të reja 1400 dollarë
  • Një automjet tip Mercedes Benz

 

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb