FRANCË

Presidenti francez, Emmanuel Macron, që kohët e fundit e ka ashpërsuar tonin mbi emigracionin, u shpreh se Franca nuk mund të strehojë të gjithë botën, nëse duhet që t’i presë sa më mirë.

“Për të vazhduar që t’i presim emigrantët në mënyrë sa më të denjë, nuk duhet që të tregohemi një vend tepër tërheqës”, tha ai.

Kjo deklaratë vjen pasi presidenti francez bëri apel për të qenë njerëzorë dhe efikasë, për të dalë nga disa pozicione të izoluara midis ndërgjegjes së mirë dhe rreptësisë së rreme, para debatit mbi emigracionin, më 30 shtator, në Kuvendin kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: