Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të agjencive turistike në Durrës. Basha theksoi se vendi është në krizë të thellë ekonomike dhe se PD në qeverisje ka program për të nxjerrë Shqipërinë nga errësira ky është zhytur.

“Turizmi është një nga sektorët e goditur më fortë kudo në botë nga pandemia, morën ndihmë direkte ekonomike pikërisht për të parandaluar këtë që të ndodhi ty dhe që për fat të keq nuk je i vetmi. Nga informacionet dhe nga bisedat që kam pasur, të vetmit që nuk morën ndihmë direkte ekonomike ishit ju. Kur them ju, sipërmarrja në tërësi ka marrë paketën më minimale të ndihmës ekonomike ndër vendet e rajonit, s’po e krahasoj me vende të tjera. Dhe kjo e ka çuar krizën që ekzistonte para pandemisë në një alarm të kuq në kuptimin që çdo ditë raportohen dhjetëra biznese që mbyllen, qindra vende pune që humbin. Në një situatë ku ne jo vetëm duhet ta mbajmë stabël punësimin, por na  duhet ta rrisim punësimin për të parandaluar apo për të frenuar një tjetër plagë kombëtare që është  emigracioni masiv, në veçanti i krahut të të kualifikuar të punës dhe i rinisë shqiptare”, tha Basha.

Lulzim Basha nënvizoi se PD në pushtet do të hapë 110 mijë vende të reja pune.

“Ndaj edhe prioriteti kryesor në program është ekonomia, është punësimi dhe këtu hyn edhe turizmi si një nga  degët me potencialin më të madh për  të ndihmuar në arritjen e këtij objektivi, hapjen e 110 mijë vendeve të punës, thithjen e investimeve, krijimin e një klime të përshtatshme të biznesit që do t’i paraprijë kësaj dhe rritjen e të ardhurave individuale dhe familjare të shqiptarëve.  Natyrisht kjo që po më thua Elton është shumë e trishtë dhe totalisht e parandalueshme. Mund të ishte parandaluar nëse qeveria këtu do të kishte marrë minimalisht ato masa që kanë marrë  në  vendet e tjera kufitare, Maqedoninë e Veriut po them. Por sot ndonëse ky është një problem që ty të ka pllakosur ty personalisht, familjarisht, dhe ato 10 familjet e atyre 10 të punësuarve që s’janë më. Prapë se prapë theksin dua ta vë tek  potenciali për nesër se ku jemi sot e dinë të gjithë. Se si kemi ardhur deri këtu po kështu është e qartë, është e qartë edhe për ne. 8 vjet dështime, 8 vjet premtime në stratosferë të pambajtura, 8 vjet kur i zoti I shtëpisë kujdeset vetëm për  vete dhe jo për shtëpinë.

Pra kur kryeministri dhe qeveria kujdesen për veten dhe jo për njerëzit, padiskutim që këtë impakt kanë sjellë për turizmin , këtë impakt kanë sjellë për të gjithë ekonominë.  Që të dalim nga kjo situatë hapi i parë është që të vij para jush jo me premtime, por  me plane unë konkrete dhe me angazhime konkrete. Dhe më një angazhim kryesor  që në qoftë se këto angazhime konkrete nuk plotësohen atëherë ai që vjen ju kërkon dhe ju merr votën nuk ka të drejtë të kandidoj prapë pas 4 vjetësh. Kjo është mënyra e vetme për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për të shfrytëzuar potencialin e  jashtëzakonshëm. Dhe këtu vij edhe njëherë tek lajmi I mirë.  Pavarësisht se ty të ka ndodhur kjo por për fat të mirë je i ri. Përvoja është përvojë, si përvoja pozitive dhe përvoja negative”, u shpreh Basha.

Më tej, Basha vlerësoii se Partia Demokratike, sapo të vijë në qeveri, do të shërojë plagët e 8 viteve pushteti abuzues.

“Prapë se prapë Durrësi dhe Shqipëria kanë një potencial të jashtëzakonshëm. Dhe me gjithë situatën e vështirë që mbizotëron ka dhe do të ketë oportunitete, mundësi shumë të mëdha për ta vënë këtë potencial të jashtëzakonshëm në funksion të ekonomisë së Durrësit, në funksion të ekonomisë së Shqipërisë. Dhe unë jam i bindur që me planin tonë ne do t’ia dalim jo vetëm të shërojmë  këto plagë të shkaktuara nga  8 vjet braktisje dhe lënie në baltë, plus keqmenaxhimin e pandemisë, por do t’ia dalim që gjithsecili prej jush të realizojë potencialin tuaj të plotë dhe në këtë moment nuk ka asnjë pengesë që komuniteti, qyteti i Durrësit, bashkia e Durrësit dhe e gjithë Shqipëria faktikisht kur operatorët e sektorit mos kenë  asnjë pengesë për të realizuar potencialin e tyre të plotë të përfitojnë. Pra të kalojmë nga një skenar ku ju humbni të punësuarit tuaj, punëmarrësit tuaj humbin, familjet humbin, turizmi humb dhe arka e shtetit humb.

Kalojmë në një skenar win, win, win dhe thelbi i propozimit tonë është ky. Asgjë nuk po bëhet për hipokrizi apo për fushatë, edhe ulja e taksave ka për qëllim t’ju ndihmojë ju të rrini në këmbë pastaj të fuqizoheni dhe në këtë mënyrë të kontribuoni se siç e the vetë në qoftë se ti ke zero fitim sigurisht që s’do paguash asnjë lek dhe ndihma që të dhanë është zero ndihmë por në momentin që ti ke punë do jesh një taksapagues dhe ato taksa do të vijnë në ndihmë për të bërë ato punë që duhen bërë. Dhe punët që duhen bërë nuk janë fasada, janë infrastruktura që ndihmon turizmin, janë rrugë dhe ndërhyrje të cilat nuk shkaktojnë përmbytje me shiun e parë, siç e ka mësuar Durrësi tashmë apo projekte të pastra korrupsioni si “Veliera”. Janë uji i pijshëm që u bë legjendë në 2021.

Një qytet 3 mijë vjeçar në 2021 akoma diskutohet uji i pijshëm dhe jo vetëm, në të gjithë Shqipërinë e kështu me radhë. Pra lajmi i mirë është që vendi e ka të gjithë mundësinë për të dalë nga kjo krizë dhe plani ynë nuk është thjeshtë vizioni por është një tërësi masash konkrete të zbatueshme të cilat e çlirojnë këtë potencial. Potencialin njerëzor në radhë të parë por dhe potencialin natyror dhe mundësitë të cilat i kemi pasur dhe në disa rrafshe do ti kemi edhe më të mëdha. Në mënyrë paradoksale edhe për shkak të krizës siç janë mundësitë po ti vëmë në shfrytëzim për të konkurruar me çmimet e paketave tona në një kohë kur edhe konsumatorët le të themi europian por jo vetëm, për shkak edhe të pandemisë do të jenë më të vëmendshëm ndaj çmimit të paketave”, deklaroi Basha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb