BRITANI – Njëri prej trafikantëve shqiptarë, që dërgonte  me gomonë emigrantë drejt Anglisë, është identifikuar nga policia britanike.

I arrestuari është 40-vjeçari Afrim Xhekaliu, si pjesë e bandës së trafikantëve të cilët u arrestuan në Kanalin Britanik.

Kjo bandë u zbulua gjatë tentativës për futjen në Britani të 9 shqiptarëve në mënyrë ilegale.   Xhekaliu, i cili jeton në Britani, ishte një prej të arrestuarve të së mërkurës në brigjet e Kent, ku autoritetet i erdhën në ndihmë 9 personave, të cilët u gjendën në vështirësi teksa transportoheshin me një gomone.

40-vjeçari ishte një prej 3 personave të arrestuar. Mediat angleze raportojnë se një prej tyre po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa për të tretin nuk janë ngritur ende akuzat.

Autoritetet britanike thanë se në gomone ndodheshin 8 burra dhe 1 grua të gjithë me origjinë shqiptare

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb