Kryeministri Edi Rama tha se mendon se është humbur shumë kohë për çështjen e votës së emigrantëve ashtu si për votimin biometrik.

Sa i përket kuotave të veçanta për emigrantët, kreu i qeverisë tha se janë të mirëpritur të aplikojnë në platformë dhe të dërgojnë një video shpjeguese dhe 2-3 dokumente.

“Së pari i takon tani kryekomisionerit dhe strukturës së sapozgjedhur të administratës zgjedhore të bëjë gjykimet dhe të propozojë lidhur me çështjen e votës së emigrantëve. Është humbur shumë kohë për këtë si për identifikimin biometrik që shpresoj të realizohet por eksperienca e mëparshme ka treguar se duhet kohë. Sa i përket mundësisë për t’u zgjedhur në këtë platformë, në këtë kanal të hapur ne mirëpresim me shumë kënaqësi të gjithë ata që janë në emigracion. Vajza, djem, kur them vajza djem nuk vë kufi moshe, burra e gra në moshë aktive që mendojnë se kanë diçka që mund të ofrojnë. Objektivi që të kemi në çdo skuadër dikë që të përfaqëson energjinë, freskinë, dëshirën e atyre që janë në emigracion. A do e realizojmë dot? Nuk e di. Varet nga shprehja e interesit, kandidaturat. Ata që e shohin me mosbesim ju them nuk humbi asgjë, na vini në provë, një video për të treguar përse doni të jeni në skuadrën tonë. 2-3 dokumente të thjeshta dhe kaq”, deklaroi Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb