GREQI – Situata në ishujt grekë vazhdon të mbetet kaotike. Vetëm në ishullin turistik Mitilini numërohen rreth 11 000 emigrantë të huaj, të sistemuar në qendra pritjeje. Gjendja në këtë ishull bëhet dita-ditës edhe më e vështirë si për emigrantët, ashtu edhe për banorët dhe menaxhimi duket i pamundur. Tensionet dhe episodet e dhunshme janë bërë tashmë rutinë. Orët e fundit një përleshje e dhunshme ndodhi portin e ishullit, ku për pasojë 2 persona u plagosën rëndë në kokë, ndërsa 4 të tjerë më lehtë. Sipas të dhënave të autoriteteve në ishullin Mitilini aktualisht ndodhen 11 000 persona, të cilët transportohen me anije në zona të tjera. Sipas medias greke, 70 incidente me emigrantë u regjistruan në ishujt e Egjeut Lindor këtë fundjave ku rojet bregdetare arritën të shpëtojnë nga mbytja 2 492 persona.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb