Radhë të gjata pritjeje në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës. Në të njejtën situatë është edhe nga pala greke. Shkak për këtë situatë është testi i shpejtë që u kërkohet udhëtarëve, i cili është detyrim për çdo individ që ikën për në Greqi. Pala greke punon me një sportel, ndërsa kryen edhe testet e shpejta.

Gjatë muajit gusht kanë hyrë nga kjo pikë 29148 persona, nga të cilët 20184 të huaj (turistë) dhe kanë dalë 21000, ku 14 148 persona të huaj, pjesa tjetër janë shqiptarë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb