BERLIN – Kancelarja gjermane Angela Merkel, paralajmëroi se mbyllja e kufirit Gjermani-Austri, që po përballet me fluksin e emigrantëve, do sillte konflikte të armatosura në Ballkan, raporton EUObserver.

“Kohët e fundit në Ballkanin perëndimor ju keni parë disa herë zhvillime të tilla shqetësuese. Prandaj unë nuk dua që atje përsëri të ketë konflikte të armatosura mes shteteve”, -tha Merkel, duke dashur të tregojë se mbyllja e kufirit gjerman, do sillte një barrë të rëndë për vendet ballkanike që do detyroheshin të merreshin me mijëra refugjatë.

Kancelarja shtoi se pas mbylljes së kufirit hungarez, refugjatët gjetën Kroacinë dhe Rumaninë për të ardhur në Gjermani, ndërsa në rast se mbyllen këta kufij, përsëri do gjendet një rrugë tjetër. Kjo sipas saj, nuk i shërben zgjidhjes.

“Pas ndërtimit të gardhit kufitar në Hungari, njerëzit gjetën Kroacinë e Slloveninë për të ardhur tek ne, ose edhe përmes Rumanisë. Nëse mbyllen këta kufij, përsëri do gjejnë një rrugë tjetër”, – tha kancelarja gjermane.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: