MAQEDONI- Në hekurudhën nga Gjevgjelia deri në Kumanovë, dje mbrëmë, përsëri janë shfaqur grupe njerëzish.

Refugjatët të cilët janë me foshnjat dhe fëmijët e tye, mbrëmë janë përpjekur të ecin në hekurudhën nga Gjevgjelia deri në Kumanovë. Kanë rrezikuar jetën e tyre përderisa kanë ecur në hekurudhë vetëm për të arritur në kufirin që është në afërsi të Kumanovës.

Nga atje, në qoftë se arrijnë me sukses, gjithashtu në mënyrë të paligjshme do të kalojnë në BE. Të gjithë ata janë arratisur nga rajonet e krizës nga Azia, Lindjea e Mesme dhe Afrikë.

Edhe pse kalimi i emigrantëve nga Maqedonia në shtetet perëndimore është i vogël, ata përballen me vështirësi të ndryshme.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: